Avokati Palushi: Lajm edhe më i keq se përzgjedhja e Isufajt për Kryeprokuror, do të ishte refuzimi i Presidentes për dekretimin e tij

Kryeprokurorit të Shtetit nuk mund të ndryshohen rregullat në këtë fazë.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) të mërkurën ka propozuar për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufajn.

Ankesë ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, tashmë është paralajmëruar, të paktën nga njëri prej këtyre kandidatëve,  e ai është Shqipdon Fazliu.

Avokati Kushtrim Palushi ka thënë se Kosova është e tillë dhe duhet zgjedhur prokuror njëri nga ata që janë në listë edhe nëse ata nuk janë të mirë.

“Duhet të zgjedhim të keqen më të vogël”, ka thënë ai.

Avokati thotë se tentimet për të ndryshuar ligjin me shpejtësi do të dëmtonin më shumë Kosovën se zgjedhja e Blerim Isufajt për kryeprokuror.

“Nëse Presidentja nuk e dekreton Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit, ky do të ishte një lajm edhe më i keq se zgjedhja e Blerim Isufajt kryeprokuror, sepse sot është ky pushtet, pas katër viteve vjen një tjetër pushtet dhe mund t’i ndryshojë rregullat e lojës në një mënyrë edhe më të rëndë dhe kjo do të çoj në atë drejtim që Kryeprokurorin e zgjedh Qeveria”.

Ai thotë se nuk është zgjidhje edhe nëse britanikët do të bënin zgjedhjen e Kryeprokurorit.

“Para se të jenë intervistues, anëtarët e KPK-së janë prokurorë”, deklaroi Palushi.

Avokati thotë se procesi në përgjithësi ka qenë i drejtë dhe si i tillë duhet pranuar.

Ndaj procedurës së përzgjedhjes së kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit, kanë reaguar organizatat joqeveritare që mbikëqyrin punën e sistemit prokurorial të Kosovës, Instituti i Kosovës për Drejtësi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, si dhe Lëvizja “Fol”.

Kritika ndaj këtij procesi kanë shprehur edhe ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë në Kosovë, si dhe zyrtarët e Bashkimit Evropian.

Go to TOP