Fatura e arrogancës së numrave

Shkruan: Haki DEMOLLI

Në një analizë timen parazgjedhore me titull “Shtatë arsyet përse do të fitojë Prishtinën Përparim Rama”, të publikuar me dt. 24.08.2021, në portalin “Epoka e re”, ndër të tjera kam theksuar (citoj): “Qe nga zgjedhjet e shkurtit të këtij viti, kur LVV fitojë me 50.28%, lidershipi i këtij subjekti politik në raport me partitë tjera politike është sjellë me një arrogancë të paparë politike, të cilën nuk e kemi hasur jo vetëm në Kosovë, regjion por edhe në shtetet tjera demokratike. LVV ka vepruar me një injorancë të jashtëzakonshme duke mos përfillur dhe shmangur bashkëpunimin me partitë tjera politike jo vetëm për çështjet e rëndësishme politike në rrafshin e brendshëm (si p.sh. zgjedhja e presidentes, çështjet ekonomike etj.) por edhe ato të rrafshit ndërkombëtar ( bisedimet me Serbinë- pa hartuar një strategji nacionale, pa marrë iniciativë për konsensus të brendshëm etj.).Thellësisht jam i bindur se arroganca e numrave sikurse në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal (para disa ditësh dëgjova në televizion, se si kandidatit i LVV për Mitrovicë Jugore si një adoleshent -mburravec krekosej duke thënë ‘krejt le të bëhen kundër meje, unë do t’i mposhti’), në zgjedhjet e 17 tetorit do t’ju faturohet disa nga kandidatëve të LVV, si në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut, Prizren, Podujevë etj. Bindjet e mija i bazoj në karakterin dhe natyrën modeste të votuesve prishtinas por edhe atyre kosovarë në përgjithësi, të cilët janë në gjendje të përkrahin dhe ta ndihmojnë “viktimën” në çfarëdo mënyre përfshirë këtu edhe dhënien e votës, por në momentin që e vërejnë se dikush po sillet me arrogancë, injorancë, krekosje, rrahagjoks, të njëjtit votues janë të gatshëm që ta ndëshkojnë, siç kanë vepruar me partitë dhe kandidatët e partive që paraprakisht kanë qenë në pushtet. Mos të harrojnë mburravecët dhe krekosësit me sjellje fëmijërore, se zgjedhjet komunale dallojnë nga ato nacionale, sepse në këto komunale ka edhe balotazh në të cilin kandidatët i futen garës nga pika zero.” (fund i citatit).

Tani kur zgjedhjet e 17 tetorit në masë të madhe i argumentuan konstatimet

vlerësimet ( e mija) të lartë theksuara dhe gjendemi para balotazhit për kryetarët e 21 komunave të Kosovës (në 12 prej të cilave LVV vazhdon garën me kandidatët e saj), njëra prej pyetjeve themelore që do të mund të shtrohej nga opinioni igjerë kosovarë, është se a do të vazhdojë lidershipii LVV-së, që të sillet edhe më tutje me arrogancë në raport me partitë e vjetra politike(LDK, PDK, AAK, AKR etj.) apo do të ndryshojë qasjen ndaj tyre, duke ia “shtrirë dorën e pajtimit” ndonjërës prej tyre dhe duke i kontaktuar për krijimin e koalicionit në ndonjërën prej komunave ku garojnë kandidatëte LVV-së.

            Interesat dhe lakmia politike mund ta shtyjnë LVV-në, që në prag të balotazhit të fillojë bisedimet me përfaqësuesit e partive të cilat që nga 14 shkurti e tutje në njërën anë i ka injoruar, është sjellë me arrogancë ndaj tyre, duke mos i konsultuar dhe përfillur për asnjë çështje politike, madje edhe për ato të sigurisë dhe interesit të lartë shtetëror ( siç ishte dërgimi i njësive speciale të policisë së Kosovës në pjesën veriore, bisedimet me Serbinë etj.), e në anën tjetër në vazhdimësi lidershipin, përfaqësuesit dhe strukturat e këtyre partive i kanë fyer, ofenduar, sharë, herë duke i quajtur hajna, kriminelë, zhvatës, të korruptuar, të padijshëm, e madje kanë shkuar edhe aq larg sa që i kanë quajtur edhe tradhtarë. Nën ndikimin e propagandës së lidershipit, politikanëve dhe përfaqësuesve të lartë të LVV-së edhe anëtarësia dhe përkrahësit e këtij subjekti politik kanë vërshuar nëmediat tona dhe rrjetet sociale, duke stërfishuarfyerjet, ofendimet prej më banale jo vetëm ndaj partive politike të vjetra, lidershipit dhe anëtarësisë së tyre, por edhe ndaj përkrahësve dhe familjeve të tyre.

            Pra, LVV fatkeqësisht në komunikimin social kosovar ka instaluar dhe standardizuar një gjuhë fyese dhe ofenduese, e cila është përdorur pa kurrfarë konsiderate ndaj të gjithë atyre që nuk ishin me ta. Sipas tyre në shoqërinë kosovare ata ishin më të mirët, më patriotët, më të dijshmit (madje edhe kryetarin e Mitrovicës e kishin akademik), me të ndershmit, me të moralshmit më të…. me të, kurse të gjithë të tjerët (pra ata që nuk ishin me ta) ishin kriminelë, hajna, tradhtarë, të korruptuar, të pamoralshëm e çka jo.Botërisht është e ditur se, një logjikë e këtillë ka qenë e instaluar vetëm në shtetet diktatoriale komuniste, sipas udhëheqësve të të cilave e gjithë bota ishin të këqij dhe në rrugë të gabuar, kurse vetëm ata dhe shtetet e tyre ishin të mirë, të drejtë dhe punonin për interesin dhe dobinë e popullit. Ne shqiptarët ende i kemi te freskëta vlerësimet e ish diktatorit Enver Hoxha për “eksploatimin e proletariatit (popullit) nga imperializmi dhe kapitalizmi amerikan” dhe “ shtypjen e popullit nga revizionizmi sovjetik”.

            Në një atmosferë të këtillë politike të krijuar pas tërë kësaj injorance, arrogance të numrave, mospërfilljeje dhe ofendimeve e etiketimeve në të gjitha nivelet, gjendet shoqëria kosovare në prag të balotazhit, e në të cilën lidershipi i LVV-së para vetës i ka dy alternativa:

            E para, që të kontaktojëpërfaqësuesit e ndonjërit prejsubjekteve të tjera politike për të biseduar për krijimin e koalicioneve qoftë në nivelin qendror apo atë komunal. Se, cila do të jetëpërgjigjja e tyre, varet nga vetë subjekti konkret politik, por jam i sigurt se në situatën e këtillë, secili prej tyre do të hezitojë dhe nuk do të ketë ndonjë vullnet apo gatishmëri madje as minimale politike për të krijuar koalicion me LVV, sepse nuk do të mund tëtejkalojnë lehtë të gjitha fyerjet, arrogancën dhe jo kooperativitetin e LVV-së të paraqitur në të kaluarën jo të largët. Duhet pasur në konsideratë faktin se, edhe po që se ndonjëri prej liderëve të partive opozitare “mbyll sytë”, “i tejkalon” të gjitha ofendimet, nëpërkëmbjet dhe përbuzjet e bëra nga LVV dhe krijon formalisht koalicionin për balotazh me LVV-në, atëherë ai lider apo parti politike do të ballafaqohet me elektoratin e vet, sepse është e ditur se, populli ynë respektivisht elektorati kosovar as nuk harron shpejtë e as nuk falë shpejt,andaj nuk besoj që do të përfillë vendimet e partive politike, por përkundrazi do të rebelohet politikisht duke mos respektuar koalicionet e tilla formale ( këtë e ka treguar edhe në zgjedhjet e vitit 2017, 2021 etj.),duke i dhënë votën dhe besimin politik kandidatëve të subjekteve politike të cilat të paktën në të kaluarën, nuk i kanë injoruar, fyer dhe ofenduar. Tek e fundit edhe nëse lidershipi i LVV-së, i ndryshon qëndrimet e veta politike dhe iofrohet për koalicion ndonjërës prej partive politike, nuk paraqet kurrfarë risie për shoqërinë kosovare. Gjatëkëtyre dy viteve të fundit ne kemi parë shkelje dhe përdhosje të shumta që lidershipi i kësaj partie politike ia ka bërëqëndrimeve të mëparshme (paraprake) vetanake, saqë tanimë ato paraqesin një lloj rutine apo përditshmërie. T’i rikujtojmë disa prej tyre: mosnjohja e republikës së Kosovës, mosnjohja e flamurit të Kosovës, mosnjohja e përfaqësueses së Kosovës, mos pranimi i bisedimeve me Serbinë, e deri te qëndrimet (trajtimi) ndaj të parit të LDK-së, dhe atë nga “hajni dhe krimineli” (kur ishte kryeministër) deri te “i nderuari profesor Isa” ( kur duhej të krijohej koalicioni qeverisës LDK-LVV).

            Alternativa e dytë e LVV-së, është që të vazhdojë me arrogancën e numrave dhe të injorojë edhe më shumë subjektet e tjera politike dhe jo të mjaftohet me vetëm kaq, por edhe të ashpërsojë gjuhën dhe veprimet sikurse ndaj përfaqësueseve dhe strukturave të partive të tjera politike opozitare, ashtu edhe ndaj përkrahësve dhe elektoratit të tyre. Pra e vetëdijshme për kontributin e jashtëzakonshëm në “rrënimin e urave të bashkëpunimit” me subjektet tjera politike, LVV mos të ndërmerr asnjë veprim, jo vetëm në drejtim të krijimit të ndonjë koalicioni të paktën në nivel komunal, por as për ndryshimin e qëndrimeve dhe përmirësimin e imazhit ndaj elektoratit dhe përkrahësve të partive të tjera politike, që do të thotë të vazhdojë garën pa kërkuar përkrahjen e elektoratit të partive opozitare politike.

            Nisur nga atmosfera aktuale politike në Kosovë, pastaj sjelljet dhe veprimet e deri tanishme të LVV, besoj se ky subjekt politik për balotazhin e 14 nëntorit, jo vetëm që nuk do të krijojë asnjë koalicion politik, por as që do të kërkojë përkrahjen e anëtarësisë dhe elektoratit të partive të tjera politike. Një konsistencë e këtillë politike e LVV, do të ndikojë tek elektorati i partive opozitare, që përmes vullnetit dhe votës së tyre, t’ia përgatisin “faturën e arrogancës politike”, të cilën do ta paguajë në radhë të parë LVV-ja si subjekt garues politik, e pastaj edhe kandidatët e saj për kryetar të komunave, si atë tëPrishtinës, Prizrenit, Gjakovës, Podujevës etj.

Go to TOP