Farmacisti ngacmon gruan që kërkon të bëjë abort, e kap dhe e puth me zor

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një informacion se nëpër farmaci shiten kokrra aborti nën dorë në mënyrë ilegale.

Në një prej farmacive, ku shkoi “e infiltruara” e emisionit, farmacisti tha se do të pyesë në depo e do t’i kthejë përgjigje.

Qytetarja: Si kaluat? Atëherë dua të pyes për këto kokrrat e abortit!

Farmacisti: Ça kokrrash? Ke recetë?

Qytetarja: Jo, s’kam recetë. Kam bërë vetëm ekon.

Farmacisti: Ku e ke, ta shoh?

Qytetarja: Edhe, ahh.., s’e kam marrë me vete. Jam 6-të javëshe.

Farmacisti: Do interesohem në depo. Po ka, do ta kryejmë.

Qytetarja: A t’ju pres këtu? Sa kushton pak a shumë?

Farmacisti: Më lër një numër e të them! Duhet të telefonoj gjithë depot, kush ta ketë, ta sjellë!

Qytetarja: Ok! 069…

Farmacisti: Duro!

Qytetarja: Ok! Për sa kohë mund të më ktheni përgjigje?

Farmacisti: Tashi po filloj telefonatat.

Qytetarja: Ok! Edhe çmimin të lutem!

Farmacisti: Ato më duket, se janë 3500 të reja.

Qytetarja: Ok! Ok! Në rregull!

Farmacisti: Më duket se shiten dorazi, se nga ato nuk ka. Më duket se një gjë po të pyes në një depo, po të bëj telefona mos…

Qytetarja: Se unë pyeta diku në Kombinat, po tha s’kam, tha.

Farmacisti: Po s’është punë,  nuk po të them, që ka mos shpresë..

Qytetarja: E marr vesh.

Farmacisti: Unë thjesht, meqë erdhe ashtu të bëj telefona mos të ndihmoj. Ai, që e ka, e gjen, sa e gjen pastaj, e di…. Atë që e kam në raft të respektoj, ta jap dhe pa lekë.

Qytetarja: Jo, jo! Mirë! Faleminderit!

Farmacisti: Unë të shikoj, që…

Qytetarja: E kam…

Farmacisti: E ke të domosdoshme. Kur s’e kam unë, s’kam, sesi të ndihmoj.

Qytetarja: Jam edhe një çikë në stres, prandaj. Ok! Po pres telefonatën tuaj atëherë.

Farmacisti: Duro, duro! Po! E gjetëm..!

Pas pak ai tha, se medikamenti u gjet e kushton 3500 lekë të reja. Por farmacisti nuk e lë vetëm me gjetjen e medikamentit, por e fton për një kafe qytetaren.

Qytetarja: E gjete?

Farmacisti: Po!

Qytetarja: Për sa kohë?

Farmacisti: Për sa ta sjellin, po të marr në telefon e po të them. I thashë kam një mikeshën time. I thash, që i duhet.

Qytetarja: Edhe çmimi?

Farmacisti: Po aq  më duket.

Qytetarja: 35…. Ok! Po ulem diku në një kafe, sa të vijë ai, atëherë.

Farmacisti: Po! Ulu këtu prapa! Pse u ngrite kaq shpejt?

Qytetarja: U ngrita kaq shpejt, se nuk i plotësoj të gjitha lekët. Të shkoj të marr të gjitha lekët? Do ma ruash?

Farmacisti: Momentin, që do ta sjellë ajo, nuk është se.. Ajo ta jep vetë, por unë do i bie telefonit, s’ka gjë. Për sa vjen ti?

Qytetarja: Po …,sa të më bëjë rruga…, vonoj pak.

Farmacisti: Hajt, se i them unë, që të presë. Mos u mërzit! A do të pish kafe prej meje?

Qytetarja: Jo, jo! Jo, se s’ka gjë, jo, jo, jo!

Farmacisti: Shpirti po ta bie një kafe për respekt, se e shoh, që je lodhur. Ta pish kafen, do e paguaj unë!

Qytetarja: Rrofsh! Faleminderit!

Farmacisti: Se ti u fute në kafe.

Qytetarja: Vetëm..

Farmacisti: Jo pra, do të shkosh aty, se erdha unë!

Qytetarja: Jo, jo, se unë isha në kafe e mora, kështu që…

Farmacisti: Prit dy sekonda!

Gjatë pritjes së porosisë, farmacisti bisedon me gruan “për hallin” e saj.

Farmacisti: Hajd pi makiaton këtu, se do rrish me cigare!

Qytetarja: Rrofsh!

Farmacisti: Pi cigare këtu, po hajt!

Qytetarja: E pi, e pi për bela, e pi. A mundem? Rrofsh!

Farmacisti: xxxx(nuk kuptohet)

Qytetarja: Faleminderit!

Farmacisti: Me punë, me çfarë merresh?

Qytetarja: Punoj te një nga këto pikat e ……

Farmacisti: Ahhhh..!

Qytetarja: Në Kombinat andej.

Farmacisti: Shpirt, punë të vështirë paske.

Qytetarja: E vështirë..

Farmacisti: Në kuptimin… e them më fal, e them në kuptimin figurativ hë, se ka stres, ka…

Qytetarja: Shumë!

Farmacisti: Është bërë jetë e trazuar, jetë e…

Qytetarja: Po më ndodhi dhe ky problem se unë tim shoq… Iku në Gjermani.

Farmacisti: Mos e vrit mendjen!

Qytetarja: Është pa letra tani, s’vjen dot.

Farmacisti: Mos e vrit mendjen, se edhe unë mbarësi do të kesh!

Qytetarja: Edhe s’jam në gjendje për ta, për ta mbajtur. Unë e kam një vajzë.

Farmacisti: Ta kesh me jetë!

Qytetarja: E kam 14-të vjeçe edhe…

Farmacisti: O shpirt! Ti 14-të vjeçe je vetë.

Qytetarja: (Të qeshura) Rrofsh!

Farmacisti: Vetëm një sekondë matanë, sa ta afroj, se ajo dera vetëm zhurmë më bën! Nganjëherë e lë hapur, nganjëherë e mbyll. Ohhh… ka nevojë robi për qetësi.

Qytetarja: Gjithë kjo zhurmë, gjithë..

Farmacisti: Unë po të ula këtu, të them doktoreshë.

Qytetarja: Qesh…

Farmacisti: Ka nevojë edhe për qetësi robi. O rrush, po ti nga të ra në mendje?

Qytetarja: Këtij?

Farmacisti: Hë!

Qytetarja: Unë kam ardhur me të thënë të drejtën jam konsultuar me një shoqe, kam një shoqe këtu edhe po e diskutoja me atë, po qaja hallin andej-këtej, se unë kam filluar, që dje të pyes nëpër farmaci. Piva kafen me atë shoqen edhe thashë “do e marr rrugën mbarë në këmbë”, thashë, do i pyes të gjitha farmacitë. Unë e di, që e kanë, sepse ma tha dhe vetë mjekja, ku kam bërë ekon, që i fusin kontrabandë, tha. Janë pa pullë, por që duhet të kesh njerëz të njohur, që t’i japin!

Farmacisti: I more me radhë rastësisht?

Qytetarja: Rastësisht, rastësisht i kam marrë me radhë. Kam pyetur dhe nga lart. Madje një farmacist ishte ai s’e di, një djalë I ri. I thashë këto tabletat e abortit. Po tha “ja më prit të pyes”. Pyeti një kolegen, i tha “jo, jo tha, s’kemi”. S’deshi me m’i dhënë, sepse përderisa tha, ja të pyes…

Farmacisti: Jo moj, se nganjëherë ia fusin kot, ja të pyes. Shiko ça ndodh në këtë profesion! Qe, janë bërë si kasolle. Ky lloj aktiviteti është bërë si kasolle kam një shprehje… (Flet në telefon) Po doktoreshë! Po sa ka kutia? Po do ta sjellësh atë, se do ta marrë, se më ka lënë numrin e telefonit ajo mjekja. Më dëgjo mua tashi: Sa do? Sille njëherë kokrrën e asaj doktoreshës, që të thashë. Ok!

Qytetarja: Vetëm se unë s’i kam lekët tani, prandaj doja të lëvizja!

Farmacisti: Halli të bën…

Qytetarja: Ehhh…

Farmacisti: Do hash ndonjë banane?

Qytetarja: Jo, jo!

Farmacisti: Merr karrigen e ulu aty prapa, ose po të vesh bluzën, do të mbaj.

Qytetarja: Bluzën, se vesh dot këtu unë, se të zë vendin ty. (Farmacisti e puth)

Farmacisti: Pije kafen rehat, se jam deri aty!

Por gjatë bisedës njeriu që duhet t’i shiste kokrrën e abortit i hidhet ta puthë, pasi siç thotë ai, ka nevojë për qetësi.

Farmacisti: Një sekondë, Një sekondë djalë! Një sekondë!

Qytetarja: Po mos të pengoj!

Farmacisti: Jo mo shpirt, merre karrigen e ulu aty! Çoje peshë e ulu aty!

Qytetarja: Ok! Rrofsh!

Qytetarja: Jo, jo të lutem, të lutem, jo të lutem, një sek.. një sekondë, mor burrë!

Farmacisti: Nuk dua të flasim!

Qytetarja: Një sekondë të flasim! Kam ardhur për… një sekondë! Po prit mo, se më trembe kështu!

Farmacisti: Jooooo..!

Qytetarja: Unë jam e rritur, s’jam e vogël.

Farmacisti: Ulu!

Qytetarja: Mirë, mirë, ja..!

Farmacisti: Kam inat, kur të shoh ashtu, ulu më se…. S’të thashë unë më.., unë nuk të bëra asgjë. Jo mo shpirt! Ulu pije kafen, mos çaj kokë! Asgjë as xxxx (nuk kuptohet)

Qytetarja: Po tashi, unë u tremba!

Farmacisti: Jo moj ça, unë të futa për merak, ngaqë ishe e lodhur, shpirt. Të futa për merak, ngaqë ishe e lodhur, e stresuar, e ashtuja, të thashë “ulu pije në qetësi”. A do të bësh një test për merak ta shikoj në banjo?

Qytetarja: E kam bërë unë testin, e kam bërë.

Farmacisti: Do ta bësh tashi?

Qytetarja: Jo, jo e kam bërë testin.

Farmacisti: Po ti s’ke bark, ça..?

Qytetarja: Kam bërë ekon për atë punë. Unë do marr ekon. Do ta sjell ekon dhe ilaçet do i marr këtu me lekë.

Farmacisti: Si të quajnë?

Qytetarja: Mua?

Farmacisti: Eh..!

Qytetarja: Ela!

Farmacisti: Ela?

Qytetarja: Juve?

Farmacisti: Arendi!

Qytetarja: Arendi!

Farmacisti: E kam makinën në servis, do të jepja super ndihmë, po më gjete në një pozicion, që unë të kërkoj falje.

Qytetarja: Jo, jo!

Farmacisti: Aty, që të ula, të ula vetëm të qetësohesh, mo shpirt.

Qytetarja: Nejse, e ke parasysh..?

Farmacisti: Unë e shoh, që ti ke ardhur me ndrojtje komplet. Po jam shumë…

Qytetarja: Jo, jo ndrojtje. Nuk është ndrojtje, është unë kam hall edhe…

Farmacisti: Ja më. Më fal halli do të zgjidhet pa asnjë lloj detyrimi ndaj meje, se njeriu duhet të ketë edhe fytyrë./tvklan.al

Go to TOP