Familja pesë anëtarëshe mbetet me makinë në mes të përroit në Lezhë

Një familje pesë anëtarëshe ka rrezikuar jetën në fshatin Kalur të Njësisë Adminstrative Ungrej të Bashkisë Lezhë, pasi makina me të cilën udhëtonin mbeti në mes të përroit teksa po tentonin ta kalonin atë.

Kane qenë banorët e zonës që kanë ndërhyrë menjëherë duke shmangur një tragjedi të mundshme pasi niveli i përroit ishte rritur ndjeshëm dhe rrjedha e tij ishte e fortë.

Pesë personat u bllokuan në makine në pamundësi për të dale dhe gjithçka u zgjidh me ndihmën e personave të tjerë që konstatuan situatën.

Familja që rrezikoi duke mos e ditur nivelin e ujit po kthehej nga një ceremoni mortore dhe nuk kishte rrugë tjetër për të lëvizur.

Go to TOP