Fadil Aliu: Nga Vranidolli në Llap po ndjehet fuqishëm fryma e fitores për LDK-në

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fadil Aliu, ka deklaruar se mbështetja qytetare për LDK-në po rritet nga dita në ditë, pas takimeve të mbajtura nga shkolla fillore “Nënë Tereza” në Vranidoll deri te shkolla “Zenel Hajdini”.

Aliu ka theksuar se në këto tubime është vërejtur atmosferë e zjarrtë dhe mobilizim i madh, duke shtuar se fryma e ndryshimit dhe e fitores tashmë po ndihet gjithandej. Sipas tij, vullneti qytetar është i qartë dhe i pandalshëm, gjë që po konfirmohet në çdo takim.

Ai ka bërë të ditur se e njëjta energji dhe e njëjta mbështetje po vazhdojnë edhe në Llap, duke e cilësuar këtë si një sinjal të fortë për rezultatin e zgjedhjeve.

Në fund, Aliu ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për qytetarët për përkrahjen, duke bërë thirrje për votë për LDK-në me numër 123, Lumir Abdixhikun me numër 1 dhe Fadil Aliun me numër 50.

Go to TOP