Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Eurodeputeti austriak: Shembulli i Tirolit të Jugut mund të përdoret për Asociacionin

Lukas Mandl, deputet i Partisë Popullore Austriake në Parlamentin Evropian, beson se shembulli i Tirolit të Jugut mund t’i shërbejë Kosovës kur është fjala për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Së pari, Kosova duhet të ketë kontroll të plotë mbi territorin e saj dhe kjo është shumë e rëndësishme për paqen. Lidhur me Asociacionin, dua të përmend një shembull të mirë, që është Tiroli i Jugut. Nuk po them se ky model mund të kopjohet pikë për pikë, por mund të shërbejë si shembull i mirë për Kosovën”, tha Mandl.

Ai gjithashtu theksoi se plani franko-gjerman është një bazë e mirë për dialog, por edhe se procesi ka kuptim vetëm nëse përfundon me njohje reciproke.

“Është shumë mirë që po diskutohet për planin franko-gjerman, të paktën diçka konkrete është në tavolinë. Dialogu ka kuptim vetëm kur vendosen marrëdhënie të mira mes dy vendeve dhe kjo duhet të bëhet përmes njohjes reciproke. Vetëm kështu do të kishte kuptim ky proces dialogu”, tha deputeti austriak.

Go to TOP