Është zgjedhur kryetarja e re e Odës së Ndërmjetësimit të Kosovës

Sot në Kuvendin e Odës së Ndërmjetësimit të Kosovës u zgjodh Ganimete Xhelili kryetare e re ONK-së gjathë kuvendin në sallën e konferencave të Qeverisë së Kosovës pranë Ministrinë e Drejtësisë së Qeverisë së Kosovës i cila filloi sot në ora 10:00 dhe zgjati deri para pak minutave. Në garë për kryetar të ONK-së ishin dy kandidatë: Ali Dragusha dhe Ghanimete Xhelili. Ndërsa pas procesit të sapo përfunduar zgjedhor, Ganimete Xhelili është zgjedhur kryetare e Odës së Ndërmjetësimit të Kosovës – ONK, transmeton Kosova.info.


Presidentja e sapozgjedhur e ONK-së Ganmete Xhelili dhe ish-presidenti Faton Morina, Foto: Admir Rama / Arkivi

Në këtë kuvend u zgjodhën edhe përfaqësues rajonalë dhe anëtarë të Bordit të Odës së Ndërmjetësimit të Kosovës, i cili do të mbulon shtatë rajone të Kosovës (Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Gjakovë, Pejë, Gjilan):

Peje: Haxhi Iberdemaj

Prizren: Baki Morina

Prishtinë: Negjip Sheholli

Gjakovë: Shtjefan Kajtazi

Mitrovicë: Mentor Boja

Ferizaj: Shaban Rexha

Gjilan: Ruzhdi Gagica

Si dhe është formuar grupi punues për plotësimin dhe ndryshimin e statutit për zgjedhjen e anëtarëve të bordit për barazi gjinore dhe komunitete joshumicë. Ndërsa mbështetjen e shumicës së delegatëve të pranishëm e ka fituar Ganimete Xhelili dhe ajo do të jetë kryetare e ONK-se për dy vitet e ardhshme. /Kosova.info/


Cili është roli i një ndërmjetësi?

Autor (Një nga ndërmjetësuesit për rajonin e Prizrenit): Admir Rama

Pse duhet të shkoni në ndërmjetësim?

Eshtë procedurë më e shpejtë krahasuar me procedurën gjyqësore

Të gjitha palët fitojnë

Palët vendosin vetë për çështjen e kontestuar*

Është më e lirë

Të gjitha informatat mbesin fshehtësi

Palët bien dakord për marrëveshjen e tyre

Marrëveshja është e vlefshme dhe raportet mbesin të mira

Vlerat personale, kultura, zakonet dhe traditat respektohen. Pèr tè gjitha mosmarrëveshjet personale, konteste civile dhe penale (për veprat penale për të cilat me ligj parashihet dënimi deri 3 vjet) mund të kërkoni vullnetarisht ndërmjetësim. Në faqën e ministrisë së drejtësisë tek rubrika e veçantë – për Ndërmjetësimin, mund të gjeni edhe rexhistrin për ndërmjetësuesit e regjionit të Prizrenit me të dhënat personale si numri I telefonit dhe email adresa ku mund të kontaktoni cilindo ndërmjetësues nga ajo listë dhe të kërkoni ndërmjetësim.

Në Prizren veprojnë 10 ndërmjetësues të trajnuar, çertifikuar dhe licencuar për të ju ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Mos hezitoni,se mosmarrëveshjet personale dhe civile mund ti zgjidhni edhe me vetreferim pa ju drejtuar gjykatës fare, meqë marrëveshja mund të arrihet më shpejt dhe ajo shpreh vullnetin tuaj. Kjo marrëveshje e arritur në ndërmjetësim ka titullin e vendimit gjyqësor të plotfuqishëm.

Go to TOP