Kurti: Së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë krizë të madhe të energjisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pas ndarjes së 20 milionë eurove për importin e energjisë elektrike, do të kalohet edhe kriza energjetike.

Kurti ka pohuar se me krizën energjetike po ballafaqohen të gjitha vendet e regjionit dhe Evropës.

“Pas miratimit në Kuvend të buxhetit për vitin 2022, në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë, mbrëmë mbajtëm mbledhjen e 49-të të Qeverisë Republikës së Kosovës, në të cilën miratuam dy vendime. Pakos së Ringjalljes Ekonomike i shtuam masën 3.7 Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike. Ndamë 20 milionë euro për importin e energjisë elektrike, me qëllim të subvencionimit të konsumit, sigurimit të furnizimit stabil për qytetarët dhe të evitimit të rritjes së çmimit të energjisë”, ka theksuar ai.

Kryeministri ka shtuar tutje ” së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë krizë të madhe të energjisë, nëpër të cilën muajve të fundit po kalojnë të gjitha vendet e regjionit dhe Evropës”. 

Go to TOP