Është bërë standarde hipokrizia nëpërmjet retorikës së kësaj qeverisje!

Shkruan: Idriz MORINA

A ka hipokrizi më të madhe, se kur ish-këshilltarë të Thaçit, ish-deputetë të PDK-së, e ish-kuadro të PDK-së e të SHIK-ut, i dëgjon duke thënë se ky vend është keqqeverisur mbi 20 vjet nga partitë tjera (PDK, LDK, AAK…)!

Po, ju a keni kërkuar falje dhe kur për atë keqqeverisje, si Tomë Gashi e të tjerë, që dalin nëpër debate edhe si analistë e politikanë!

Kur e keni lënë kërkimfaljen, për këshillimin që e keni bërë për keqqeverisje!?

Pse nuk jeni distancuar kurrë nga ajo keqqeverisje, por vetëm tani po e përdorni për hipokrizi!?

Madje në këtë valle kanë hyrë edhe disa rugovistë, duke e identifikuar edhe periudhën politike të Rugovës pas luftës, me atë të PDK-së, e AAK-së, duke e harruar e fshehur konfliktin e thellë, të krijuar nga dhuna e vrasjeve politike dhe tentim vrasjeve të Rugovës dhe njerëzve të tij!

Go to TOP