Escobar shpeshton bisedat me Kurtin, e telefonon sërish pas dy javësh

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Një gjë të tillë e ka njoftuar vetë Kurti, derisa tha se me diplomatin amerikan, mes tjerash, biseduan edhe për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, për të cilën kreu i ekzekutivit pret të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme.

“Gjatë një bisede telefonike me Gabriel Escobar, diskutuam rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe përkushtimin tonë për dialogun parimor me Serbinë që çon në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”, deklaroi Kurti.

Sot dy javë shefi i Qeverisë u kontaktua nga po i njëjti diplomat amerikan, ku ky i pari njoftoi se u diskutuan po të njëjtat tema.

“Në një bisedë telefonike me Gabriel Escobar. Diskutuam për një sërë çështjesh përfshirë reformat demokratike, programin mbi punë dhe drejtësi, angazhimin për dialog dhe nevojën për të parë rezultate dhe progres që përqendrohet në njohje reciproke”, deklaroi Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’.

Kurti pati deklaruar se pritej që një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arrihej përbrenda mandatit të tij.

Go to TOP