Erzë Dinarama përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2025

Erzë Dinarama – arkitekte, dizajnere ndërdisiplinore është përfaqësuese e Kosovës në edicionin e 19-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës, Bienale e Venecias, 2025.

Ajo në një intervistë për RTK-në tha se tema e Bienales së Arkitekturës në Venecia është përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike dhe qasja që duhet të ndryshohet nga dizajnerët që merren me dizajnimin e qyteteve dhe territoreve. Ajo tha se  emri i temës është “Inteligjencë. Natyrale. Artificiale. Kolektive” dhe është përzgjedhur nga kuratori i edicionit arkitekti Carlo Ratti.

Ajo tha se në këtë ekspozitë ka aplikuar me një hulumtim që bazohet në një hulumtim të ngjashëm që e ka bërë në Zvicër më herët dhe sipas saj në bazë të tij është përzgjedhur edhe për Kosovë.

“Unë kam aplikuar për të folur për humbjen edhe rikonfigurimin e njohurisë që na duhet për të ju përshtatur ndryshimeve klimatike”, tha ajo.

Dinarama tregoi se për ndryshimet është duke përdorur njohurin trupore dhe të shqisave dhe njohurin e rrënjosur në një vend.

“Këtë e kam bërë përmes punës në teren, hulumtimit në teren me fermerë për shkak se janë në kontakt direkt me ekosistemet të cilat janë duke ndryshuar”, tha tutje ajo.

Sipas saj instilacioni në Venedik reprezantohet përmes erërave dhe se është duke punuar me një artiste të erërave që po i rikrijojnë momentet krize, të cilat i përshkruajnë fermerët e Kosovës gjatë vitit.


Go to TOP