Epoka e Piolit te Milani drejt fundit, vjen Conte?

Epoka e Stefano Piolit te AC Milan raportohet se po shkon drejt fundit.

‘Rossonerët’ në krye me Piolit dështuan në Serie A, derisa dje u eliminuan edhe nga Europa League.

Sipas medieve italiane, milanistët tashmë janë duke menduar për ‘timonierin’ e ri.

Antonio Conte thuhet se është opsioni i parë për trajner të Milanit.

“Kontaktet me Conte-n do të ndodhin në mënyrë të pashmangshme në ditët në vijim”, shkruajnë mediet italiane.

Conte akoma është trajner i lirë, por duket se e ardhmja e tij, do të jetë në krye të bankinës së Milanit. 

Go to TOP