Eni Koçi feston ditëlindjen, ja dhuratat luksoze dhe të bukura që ka marrë

Eni Koçi feston ditën e sotme ditëlindjen e saj të 25-të dhe nuk munguan kurrsesi urimet nga miqtë dhe familjarët.

Artistja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa nga dhuratat luksoze dhe të bukura që ka marrë nga të afërmit, ku më në sy ra ajo e prindërve të saj.

Ata kishin zgjedhur që ta surprizojnë Enin me një unazë luksoze të shndrritshme.

“Dhurata më e bukur nga më të shtrenjtët e mi. Mami & babi”, shkruan Eni përkrah fotos së unazës.

Mirëpo,nga ana tjetër partneri i saj Genc Prelvukaj, kishte zgjedhur urimin më të ndjerë drejtuar personit të zemres lidhur me këtë rast.

‘Urime ditëlindjën dashuria ime. Uroj të kesh shumë vite jetë. Dua të jesh e lumtur çdoherë, e buzëqeshur dhe të kesh gjithçka që ke dashur dhe do në jetë.
Ditët me ty, fillojnë dhe ikin sa hap e mbyll syte, sepse çdo moment ma bën të bukur. Je njeri i mirë, me zemër të mirë, që edhe njëmijë vite jetë po ti kisha, nuk do gjeja kurrë si ti.
Vitet ikin shpejt, një ditë do shfaqen edhe fijet e bardha dhe rrudhat, por bukuria jote nuk do te shterrojë kurrë, sepse ajo gjendet në shpirt tek ti.
Mund të shkruaj edhe njëmijë fjalë tjera por serish nuk pasqyroj saktë atë që e ndjej për ty.
Gëzuar yll i bukur. Unë të dua çdo ditë e më shumë, shkroi ai krahas imazhit.

Image
Go to TOP