Engjell Koliqi: Zëri i Karadakut për zhvillim dhe përfaqësim në Kuvendin e Kosovës

Engjell Koliqi, kandidat për deputet i Koalicionit për Kosovën Fituese, zhvilloi një takim të jashtëzakonshëm me qytetarët e zonës së Karadakut, duke përfituar mbështetje të gjerë nga banorët e kësaj zone me një histori të pasur kombëtare dhe kulturore. I njohur si një figurë e shquar në mbarë kombet, Koliqi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare dhe lirinë e pavarësinë e Kosovës, duke krijuar ura lidhëse mes Kosovës dhe Evropës.

Në fjalën e tij, Koliqi theksoi se zona e Karadakut ka mbetur deri më tani e pa investuar dhe se është koha që ky rajon të ketë një zë të fuqishëm në Kuvendin e Kosovës. Ai premtuan se, me kryeministrin Ramush Haradinaj, turizmi malor në këtë zonë do të zhvillohet dhe do të bëhet një destinacion turistik i njohur, një angazhim që do të realizohet në mandatin e parë të qeverisë Haradinaj.

Koliqi tha se është koha për të sjellë një zë të ri në Kuvendin e Kosovës, një zë që ka munguar deri më sot dhe që do të jetë një zë i fortë për Karadakun dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës. “Zëri im në parlament do të jetë edhe zëri juaj”, u shpreh Koliqi.

Mbështetje të madhe për Engjell Koliqin ka ardhur edhe nga familja e Agim Ramadanit, një emër i njohur për kontributin e tij në luftën për lirinë e Kosovës. Koliqi ka fituar besimin e madh të qytetarëve të Karadakut, të cilët tani janë të bindur se do të kenë një përfaqësues të denjë në Kuvendin e Kosovës.

Karadaku, një zonë e njohur për historinë dhe kulturën e saj, përveç që është një vatër e luftës dhe e sakrificës, tani ka një kandidat të fuqishëm që do të ngrejë zërin e saj. Me 9 shkurt, të gjithë qytetarët e Karadakut janë të ftuar të mbështesin Engjell Koliqin dhe Koalicionin për Kosovën Fituese, me numrin 137, dhe Engjell Koliqin personalisht, me numrin 103, për të siguruar një të ardhme më të mirë për këtë zonë dhe për gjithë Kosovën.

BashkohuniPërKoliqin #KaradakuPërEngjellKoliqin #KoalicioniPërKosovënFituese

Go to TOP