Bedri Hamza premton subvencion prej 100 eurosh për çerdhet private
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka premtuar mbështetje financiare për familjet që nuk arrijnë të regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhet publike.
“Në Kosovë bëhet më mirë kur familjet mbështeten më shumë. Për t’ua lehtësuar barrën financiare, ne do të ndajmë subvencion prej 100 eurosh për të gjitha familjet që nuk mund t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet publike, për t’i regjistruar ata në çerdhet private,” ka deklaruar Hamza.
Ai theksoi se kjo masë ka për qëllim mbështetjen e nënave të reja, duke u mundësuar atyre të vazhdojnë karrierën ose studimet.
“Kjo nismë u dedikohet veçanërisht nënave të reja, për t’ju mundësuar që ta vazhdojnë karrierën ose t’i ndjekin studimet, pa u shqetësuar vazhdimisht për fëmijët e tyre,” tha ai. /Kosova.info/
