Emri i Sllavko Simiqit sërish në votim, Basha ia përmend aktgjykimin e Kushtetueses
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, i ka thënë Igor Simiqit se emri i një kandidati mund të propozohet vetëm tri herë, duke e arsyetuar deklaratën e tij me aktgjykimin e disa ditëve më parë të Gjykatës Kushtetuese se partia fituese e zgjedhjeve mund ta propozojë një kandidat vetëm deri në tre herë.
Ai ka thënë se aktgjykimi është në shërbim të parandalimit të ngërçit në Kuvend.
Megjithatë, Simiq ka insistuar në emrin e Sllavko Simqit, duke thënë se vendimi vlen për kryetarin, por jo edhe për nënkryetarët.
Nëse nuk ndryshohet emri, Basha ka paralajmëruar propozimin me short.
