Ekzekutivi voton pro emërimit të anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Trepçës

Qeveria e Kosovës i ka miratuar emrat e anëtarëve të Bordin Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça” Sh. A.

Kryeministri Albin Kurti i prezantoi pesë emrat të bordit, dhe tha se duhen edhe nëntë emra të tjerë dhe se do të hapin edhe një konkurs të ri.

“Për pozitat e tjera inkurajoj të aplikojnë pjesëtarët e pakicave, pasi edhe në konkursin e kaluar nuk pati aplikime të tilla”, ka thënë Kurti.

Pesë anëtarë në fjalë janë Mentor Berisha kryesues, Fadil Bejta anëtar, Merita Gashi anëtare, Sadije Gashi anëtare dhe Alban Krasniqi anëtar.

Go to TOP