Ekskluzive: Komuniteti boshnjak me një kandidat për kryetar të Prizrenit

Subjekti politik i komunitetit boshnjak, Partia e Re Demokratike NDS, hyri në garë për postin e njeriut të parë të qytetit të Prizrenit. Sipas informacioneve nga një burim i besueshëm i marrë nga redaksia e Kosova.info, ky është Z. Qemail Smaili (Čemailj Smailji), përndryshe ekspert në fushën e ekonomisë.

Me këtë, NDS-si bëri të ditur se në raundin e parë të garës zgjedhore për kryetarin e Prizrenit, po del me kandidatin e saj dhe nuk do të mbështesë asnjë nga kandidatët e shumicës. /Kosova.info

Go to TOP