Eksapozita-Ngërthimi frymës së ekspresionizmit abstrakt

Shkruan: Prof. dr. Hivzi Muharremi

Me rastin e ekspozitës “Kolonia Artistike” – Peja 2024 e cila është hapur në Galerinë e Arteve në Pejë, pas punës tre ditore ku njëzet e katër artist në kohë zgjatje treditore të Kolonisë i kanë realizuar tablotë pikturale dhe dje para artdashësve i kanë ekspozuar veprat. Kryesisht kompozimet shquhen për nga fryma e ekspresionizmit abstrakt si dhe izmave të tjerë të artit modern.

Kolonia Artistike – Peja 2024, është event i organizuar nga Kryetari i Shoqatës së Artistëve figurativ të Pejës dhe Regjionit Prof. Dr. Haxhi Kastrati në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës së Komunës së Pejës, Galerinë e Arteve – Pejë dhe me Qendrën e Kulturës Yunus Emre. Ku në këtë Koloni kanë marrë pjesë kryesisht krijuesit e arteve pamore nga Peja dhe nga 4 Rajonet e saja. Pra, kjo Koloni është organizuar në Pejë me vend punim- të realizimeve të pikturave në ambientet e Galerisë artistike, në kohë zgjatje 3 ditore nga 24 artist nga fusha e pikturës.

Në një periudhë ku zhvillimet artistike kanë shënuar një ndryshim të madh, Galeria e Arteve në Pejë vazhdon të jetë një hapësirë e rëndësishme për shfaqjen dhe reflektimin e artit duke ofruar një pasqyrë të pasur dhe të shumanshme të krijimtarisë artistike. Kjo hapësirë kulturore, e njohur për mbështetje të fuqishme ndaj artistëve ka si qëllim të krijojë një dialog ndërmjet formave të ndryshme të artit, e veçanërisht nga ato që përfaqësojnë ndjeshmërinë dhe pasqyrimin e realitetit të përditshëm në një kontekst të globalizuar.

Në këtë koloni artistike, ku ky aktivitet ka për qëllim të sjellë para publikut një ekspozitë, me punime të realizuara ekskluzivisht në kohëzgjatjen e saj treditore, shpërfaq botën artistike të cdo krijuesi duke e spikatur edhe stilin e vetë karakteristikë të cilin e ka arritur përmes veprave të realizuara. Pra, secili artist paraqet një këndvështrim unik që mbështetet në përvojat personale, si dhe mundësitë e reja të komunikimit dhe shprehjes nëpërmjet artit.

Artistët që marrin pjesë përdorin simbolikën dhe stilin e veçantë për të krijuar një lidhje mes historisë dhe aktualitetit, ndërsa çdo vepër mbart një histori të veçantë, duke sfiduar publikun të reflektojë mbi të kaluarën dhe të ardhmen.

Në përfundim, kjo ekspozitë është një mundësi për të shijuar dhe për të reflektuar mbi artin. Ndërsa Galeria e Arteve në Pejë vazhdon të jetë një hapësirë e rëndësishme për zhvillimin dhe promovimin e artit, duke e bërë një qendër të rëndësishme për botën e artit vizual në Kosovë. Shpresojmë se Kolonia e artistëve figurative të Pejës dhe Regjionit do ta vazhdojë kontinuitetin e mbajtjes edhe në viteve vijuese dhe do bëhet tradicionale ku artistet do kenë mundësi ti shprehin imazhet e veprave më karakteristike të veçantisë kreative kompozicionale të stilit të tyre që e kanë krijuar gjatë dekadave krijuese…


Go to TOP