Ekonomisti analizon koeficientin 105: Mashtrim që rrit varfërinë, njerëzit janë në borxhe e kredi

Rritja e pagave me koeficient 105 e përcaktuar nga Qeveria e Kosovës është kritikuar ashpër nga ekonomisti, Ujkan Bajra.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bajra ka thënë se ky është mashtrimi i radhës nga Qeveria që e rrit varfërinë në vend.

“Mjedis toksik, mashtrim, lojë me durimin e njerëzve që punojnë. Shteti nuk drejtohet nga fëmijë që kanë punuar për herë të parë si ministra. Dmth atë që është arritur më parë, injorantët e sotëm e shkatërrojnë.
Në vend që të kërkojnë arsim cilësor në Universitete pa dallim, ulin vlerën e koeficientit (pagën), duke dëmtuar kështu atë që është arritur ndër vite. Vlera e koeficientit 105 euro nuk zbut inflacionin, por rrit varfërin dhe përkeqëson gjendjen mendore dhe morale të njerëzve.
Si mund ta ulni vlerën e koeficientit në 105 euro, kur njerëzit janë deri në qafë në borxhe e kredi, me fatura të rritura, me një kosto jetese mbi 50% më të lartë.
Ju shihni mashtruesit:
Ata dalin me pompozitet dhe tregojnë se janë rritur pagat nga 60 euro mesatarisht për mësuesit e ciklit të mesëm/ulët (presioni sindikal), por nuk tregojnë se u kanë ulur pagën profesorëve universitarë, prokurorëve, gjyqtarëve, punëtorëve në agjencione ekzekutive, policisë, auditorëve dhe shumë kategori të tjera.
Se Qeveria po gënjen, shihet qartë se gënjen dhe mashtron, por deri kur do të shitet ky llum i keq tek masa?” shkruan Bajra në reagim.

Go to TOP