Ekipi i Ronela Hajatit u akuzuan për kopjim të veshjes, Niko Komani jep detaje lidhur me situatën

Këtë edicion të Eurovizionit ajo që kë rënë në sy, është padyshim veshja e përfaqësueses së Shqipërisë, Ronela Hajati.

Në ceremoninë e hapjes së Eurovision Song Contest që u mbajt të dielën këngëtarja u shfaq me një veshje unike.

E për këtë veshje ka reaguar artisti brazilian i cili ka akuzuar ekipin shqiptar se i kanë vjedhur stilimin pa marrë leje, si dhe pa i dhënë meritat e krijimit të tij.

“Kanë përdorur dizajnimin tim pa leje, dhe nuk më dhanë credits (meritat)”, shkroi braziliani ku shfaqi edhe një fotografi të Ronelës bashkë më krijimin e tij.

E pas këtyre akuzave erdhi edhe reagimi i Niko Komanit, i cili është pjesë e ekipit shqiptar ne festivalin e këngës.

“Gjithçka ndodh për një arsye! Ekipi ynë është në komunikim me Pedro Leoplodom dhe gjithçka është nën kontroll! Faleminderit.”, ka shkruar Komani në një postim në Instagram.

Go to TOP