Einxhel dhe DJ Dagz të pandashëm, vazhdojnë të shijojnë çaste intime me njëri-tjetrin në Big Brother VIP

Tashmë ata janë kthyer në dy prej personazheve më të përfolur të shtëpisë së Big Brother VIP.

DJ Dagz dhe moderatorja Einxhel Shkira kanë krijuar një afrimitet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe mund të thuhet lirshëm se janë çift.

Ata kanë kaluar së bashku një natë në suitën luksoze të BBV, ku kanë shijuar së bashku xhakuzin dhe gjithë luksin që të ofron ai ambient i rregulluar posaçërisht.

Dagz dhe Einxhel tashmë kanë filluar t’i kalojnë edhe netët së bashku, duke fjetur pranë njëri-tjetrit dhe në të njëjtin shtrat.

Big Brother VIP në Instagram ka publikuar një tjetër video, ku shihet se dyshja nuk i kursejnë puthjet dhe përqafime me njëri-tjetrin pa mbarim.

Lidhja e tyre u diskutua shumë në episodin e kaluar të BBV, ku Einxhel në disa raste u tregua e ngurtë, ndërkohë që Dagz ishte më i hapur të diskutonte për simpatinë e tij ndaj moderatores.

Go to TOP