Edukimi për siguri, lëndë mësimore nga viti 2024-2025

Nëntogeri i FSK-së, Lulëzim Statovci, ishte sot në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, i cili u shpjegoi nxënësve më shumë mbi mbrojtjen.

Kjo pasi edukimi i gjeneratave të reja mbi sigurinë do të hyjë si lëndë mësimore, për nxënësit e klasave të 11-ta, nga viti shkollor 2024-2025. Kjo, është mundësuar nga bashkëpunimi mes Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Mbrojtjes.

Nëntogeri Lulëzim Statovci u tregon nxënësve të shkollës së mesme të mjekësisë “Dr. Ali Sokoli” në kryeqytet, se çfarë përfshin kjo lëndë.

Në përmbajtjen e kësaj lënde do të jetë historia e Kosovës, gjeografia ushtarake , llojet e luftërave, menaxhimi emergjent, krizat dhe vatrat e krizave, shkathtësitë dhe detyrat themelore ushtarake e aftësim për përdorimin e armëve.

Nxënësit thonë se për ta, kjo lëndë është diçka e re. Por u shprehën se nga përshtypjet e para, u duket atraktive.

Mësimi mbi mbrojtjen do të hyjë si lëndë mësimore për nxënësit e klasave të 11-ta, nga viti shkollor 2024-2025. Kjo është mundësuar nga bashkëpunimi mes Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Mbrojtjes.

Go to TOP