Edon Zhegrova, lojtari i muajit te Lille

Edon Zhegrova është zgjedhur lojtari i muajit prill te skuadra e Lille.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ekipi francez përmes një njoftimi.

Zhegrova, që prej ardhjes në Francë nga skuadra e Baselit, u shndërrua në njërën prej pikave kyçe të skuadrës.

Në 10 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon me ish-kampionët francezë, anësori ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një herë.

Go to TOP