Edi Rama e Vjosa Osmani takohen Nju Jork

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi sot një takim në Nju-Jork me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Takimi u zhvillua në selinë e Bashkimit Europian në Nju-Jork, përpara drekës së punës së shefit të diplomacisë europiane, Joseph Borrell, me liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Selia e BE, New York – Me Vjosën përpara drekës së punës së shefit të diplomacisë europiane Joseph Borrell, me liderët e Ballkanit Perëndimo”, ka shkruar kryeministri shqiptar në rrjetet sociale.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell mblodhi liderët e Ballkanit Perëndimor për një drekë tradicionale pune në Nju-Jork, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.


Go to TOP