FSK pjesë e ushtrimit fushor `Dimali 24` në Shqipëri

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe ftesës nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë,  një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës ishte pjesë e ushtrimit Fushor “Dimali 24”, në Shqipëri.

Sipas njoftimit nga FSK, ky ushtrim u planifikua dhe u organizua nga Batalioni i Parë i Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të FARSH-së dhe kishte  fokus rritjen e mëtejshme të ndërveprueshmërisë së strukturave pjesëmarrëse në stërvitje në një mjedis shumëkombësh dhe kompleks.

“Pjesëmarrja e FSK-së në  stërvitjen ushtarake “Dimali 24” shërbeu për rritjen e mëtejshme të ndërveprushmërisë, bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave mes forcave tona”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP