Arsenali fiton edhe si mysafir ndaj Bodo/Glimt, vendos goli i Sakas

Arsenali ka shënuar fitore si mysafir i Bodo/Glmit me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Evropës.

Trajneri Mikel Arteta për këtë ndeshje kishte pushuar disa nga lojtarët kryesorë.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e 24-të nga Bukayo Saka.

https://twitter.com/garrasports_mx/status/1580620910864007168?s=20&t=pvzKa3eZw105cWDBbp-PQQ

Edhe pjesa e dytë sikurse e para nuk solli shumë raste, duke bërë që Arsenali të marr tri pikët e radhës.

Tani Arsenali ka nëntë pikë dhe një ndeshje më pak, ndërsa e dyta është Bodo/Glimt me katër pikë.

Standings provided by Sofascore
Go to TOP