E marta vjen me reshje të dendura shiu

Dita e martë do shënohet me riga shiu.

Siç ka njoftuar IHMK, në zona malore parashihen edhe reshje bore.

Minimalja pritet të jetë jo më poshtë se 4 gradë, ndërsa maksimalja deri në 11 gradë celsius.

IHMK po ashtu ka bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes gjatë qarkullimit, të shmangin zonat me rrezik vërshimesh, dhe të raportojnë çdo situatë të pazakontë në numrat emergjentë të qytetit.

Go to TOP