E kryer/ Haaland i thotë ‘po’ Man Cityt, ja detajet e kontratës

Gjithçka e mbyllur: Erling Braut Haaland është lojtari më i ri i Manchester Cityt. Sipas medieve europiane, lojtari ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Pep Guardiolës dhe i ka dhënë fund diskutimeve rreth të ardhmes së tij

Sulmuesi norvegjez do t’i japë lamtumirë Borussia Dortmundit dhe do të bëhet qendërsulmuesi më i ri i Qytetarëve.

Shifrat

City do të paguaj klauzolën prej 75 milionë eurosh. Për Haaland një pagë rreth 30 milionë eurosh në sezon për pesë vjet. Pra, Guardiola do të ketë tashmë 9-shin e tij të shumëpritur dhe në fakt fundi i një telenovele të gjatë në merkato.

Go to TOP