Dyshohet se vodhën mbi 117 mijë euro në zyret e KEDS’it në Prizren, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e tyre

Dy persona po kërkohen nga Policia e Kosovës për një grabitje në zyrat e KEDS’it në Prizren.

Policia ka publikuar fotografinë e tyre në momentin kur u krye kjo grabitje, duke kërkuar nga qytetarët në rast nëse dinë vendndodhjen e tyre të lajmërojnë Policinë e Kosovës.

Sipas policisë, të dyshuarit nën kërcënimin e armëve kanë arritur që të vjedhin një shumë parash prej 117.272.86 euro.

Pas veprës së kryer, të dyshuarit largohen në drejtim të shkollës “ Mati Logoreci”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Me date 01.Mars 2021 ,rreth orës 15:03 ne Stacionin Policor Prizren është raportuar për rast “ Grabitje’ ne zyrat e KEDS-it .Rastit ne vendin e ngjarjes ne Rr.Zahir Pajaziti “ i janë përgjigje njësite policore relevante te cilat kane ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale – hetimore.

Dy persona te dyshuar  nen kërcënimin e armeve kane arritur qe nga aty te “ Vjedhin” një shume parashe prej 117.271.86 Euro  .Pas veprës se kryer ,te dyshuarit largohen ne drejtim te shkollës “ Mati Logoreci”.

Lidhur me rastin e ndodhur ,nga ana zyrtareve policor te Sektori Rajonal i Hetimeve është punuar intezivisht ne drejtim te zbulimit te identitetit te këtyre dy personave te dyshuar.

Përkundër përpjekjeve te bëra ,deri tani nuk është arrite  qe te identifikohen te dyshuarit dhe te lokalizohet vendqëndrimi i tyre.

Me qëllimin qe vendndodhja e  te dyshuarave  te rastit dhe identiteti i tyre   te zbulohet sa me pare  ,nga ana e Prokurori i Shtetit lëshohet  Autorizim për publikimin e fotografive dhe video incizimeve te mara nga kamerat e sigurisë  .

 Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët,  që nëse  kane çfarëdo informate , apo  din diçka për vendndodhjen e  te dyshuarve,  të raportojnë Policinë  Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

Go to TOP