Dyshohet se një person është lënduar në Kanionin e Mirushës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit

Një person dyshohet se është lënduar në Kanionin e Mirushës.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se pas thirrjes urgjente hpëtuesit malor të ShKShMK janë nisur në një operacion shpëtimi në Kanionin e Mirushës ku dyshohet se një person është lënduar.

“Pas pranimit të thirrjes urgjente në qendrën e thirrjeve,shpëtuesit malor të ShKShMK janë nisur në një operacion shpëtimi në Kanionin e Mirushës.Sipas informacioneve të para kemi të bëjmë me një lëndim të një qytetari,ekipet tona janë në vendngjarje.Në vazhdim do të njoftoheni me detajet e zhvillimit të operacionit”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/


Go to TOP