Dybala në Arabinë Saudite?

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala raportohet se është afër largimit nga AS Roma.

Kampioni i botës me Argjentinën, sipas medieve italiane, është në negociata të avancuara me klubin nga Arabia Saudite, Al Qadsiah.

Madje, siç raportohet, tashmë Dybala ka rënë dakord për pagën dhe kushtet e kontratës, por detajet përfundimtare janë duke u diskutuar.

“Negociatat vazhdojnë ndërsa vlera e ofertës së Al Qadsiah do të jetë hap vendimtar për të kuptuar nëse do të marrëveshja arrihet”, shkruajnë mediet italiane.

Sulmuesi argjentinas duket se do ndjek rrugën e disa yjeve evropiane përfshirë Cristiano Ronaldon që po bëjnë karrierë në Arabinë Saudite.

Ndërkohë, thuhet se Roma tashmë është në kërkim për të gjetur pasuesin e Dubala-s.

Ylli i kosovar i Lillës, Edon Zhegrova raportohet se është në listën e ‘romakëve’.


Go to TOP