Dy vjet nga qeverisja e Kurtit, Molliqaj: Nuk kanë bërë asgjë, gënjeshtër e madhe
PSD ka realizuar sot një aksion simbolik tek ndërtesa e Qeverisë, në kuadër të dy vjetorit të Qeverisë Kurti.
Kreu i këtij subjekti politik, Dardan Molliqaj, ka thënë se për dy vite Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë.
“Rrahje gjoksi e rritje e mendjes; shumë fjalë, shumë numra, shumë shifra. Para 2 vjetëve na thanë se ndodhi diçka e madhe, e jashtëzakonshme. A e dini çfarë ndodhi para 2 vjetëve? Bash asgjë. Sot është 14 shkurti. Sot kalon gjysmë mandati i kësaj qeverie”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje, Molliqaj ka renditur disa nga premtimet e parealizuara të Qeverisë.
“Për ditën e dashurisë, për ata që dashurinë e dinë si ngjarje, ngjarja përcjellët me konsekuenca, ajo e ka subjektin e vet besnik. Kurrgjë ma keq s’ka mundur t’i ndodhë ditës së dashurisë se sa ky shpërfytyrim kolosal, kjo gënjeshtër e madhe”, ka shkruar mes tjerash kryetari i PSD-së.
