Dy trena përplasen mes vete në Spanjë, 155 të lënduar

Të paktën 155 persona janë lënduar pasi dy trena u përplasën mes vere në rajonin e Katalonjës, në veri-lindje të Spanjës.

Përplasja ndodhi në një stacion në periferi të Barcelonës, rreth orës 07:50.

Mediat lokale raportuan se trenat po udhëtonin në të njëjtin drejtim dhe u përplasën teksa njëri ishte i parkuar në stacion.

Është e paqartë se si ka ndodhur aksidenti, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Shërbimet e urgjencës thanë se 150 persona ishin në një gjendje të lehtë dhe pesë të tjerë kishin mbetur në një gjendje më pak të rëndë.

Go to TOP