Dy të lënduar në aksidentin në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e pasdites në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se nga ky aksident janë lënduar dy persona.

“Sot rreth orës 16:40, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, tha Ahmeti.

Tutje Ahmeti ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Go to TOP