Dy persona të lënduar në një aksident në Korçë

Një aksident ka ndodhur sot në rrugën Korçë-Bilisht, ku ngasësi dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit.

Policia ka njoftuar se për pasojë makina ka dalë nga rruga, ku ngasësi pasagjeri janë lënduar dhe janë dëguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

“Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri I. M., të cilët u dërguan për mjekim në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Go to TOP