Dy ndeshje në orar në Superligën e Kosovës, Prishtina kthehet të luajë në “Fadil Vokrri”
Java e 12-të e Superligës së Kosovës vjen me dy ndeshjet e radhës në orar, pasi një është zhvilluar, ndërsa dy zhvillohen të hënën.
Prishtina do të kthehet të luajë në “Fadil Vokrri” pas një kohe të gjatë, ku pret Ferizajn që ka treguar formë të mirë në ndeshjet e fundit.
Një udhëtim aspak të lehtë do ta ketë Drita, që luan si mysafir i Suharekës.
Të dy ndeshjet fillojnë në ora 13:00 dhe rezultatet pritet të sjellin ndryshime edhe në renditjen e përgjithshme.
Të shtunën, Dukagjini ka arritur të shënojë fitore ndaj Gjilanit si mysafir me rezultat 2-1.
Malisheva – Llapi dhe Feronikeli 74 – Ballkani luajnë të hënën.