Dy fëmijë vdesin nga zjarri në Itali
Dy fëmijë të vegjël kanë vdekur nga një zjarr që shpërtheu në një kamp rom afër qytetit Foggia në Itali, thanë burimet e zjarrfikësve.
Trupat e djegur të fëmijëve, një djalë 4-vjeçar bullgar dhe motra e tij 2-vjeçare, i gjetën në njërën nga kasollet e kampit që u përfshi nga zjarri, thanë burimet.
Një dëshmitare tha se fëmijët ishin në shtrat, kur shpërtheu zjarri. “Babai kishte shkuar për të punuar në fshat, kur nëna kishte shkuar në banjë”, tha Rosaria, grua rumune që ka jetuar në këtë kamp që gjashtë muaj.
“Kur gruaja u kthye, ajo e gjeti kasollen në flakë. Fëmijët ishin duke fjetur”, shtoi dëshmitarja.
Burimet thanë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një kazan i mbushur me drunj, raporton agjencia Ansa, përcjell Gazeta Express.
Rreth 1.000 njerëz jetojnë në kampin “Stornara”, ku shpërtheu zjarri.