Dushi: Takimi i krerëve një komplot kundër zgjedhjeve!

Thirrja e takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, është vlerësuar si  jotransparent për opinionin nga ana e anëtarit të KQZ nga radhët e LDK-së, Florian Dushi.

Ai tha se mbledhja e  Këshillit të Sigurisë është krejt kot, pa asnjë temë a vendim konkret lidhur me situatën pandemike të vendit.

“Dalja e kryetarit të Kuvendit, atij që dikur çirrej nëpër studio televizive me kërkesën “zgjedhje – zgjedhje” në kohë pandemie, me propozimin “personal” për shtyrje të zgjedhjeve! Thirrja vetëm e kryesuesit të KQZ-së në një takim tek Presidentja për të diskutuar rreth “përgatitjeve” për zgjedhje, përkundër faktit se KQZ-ja është organ kolegjial, tha Dushi.

Sipas tij vizita e kryeministrit pas pesë (5) muajsh në IKSHPK me efekt daljen e këtij Instituti me “rekomandimin” për shtyrje të zgjedhjeve, më shumë se një muaj para datës së zgjedhjeve.

“Të gjitha këto veprime të koordinuara janë goditje me paramendim – komplot i krerëve shtetërorë kundër zgjedhjeve dhe në përgjithësi kundër demokracisë në vendin tonë ” nënvizoi ai.

Go to TOP