Dugolli kritikon LDK-në: Po vendos interesat personale mbi shtetin

Profesori Bujar Dugolli ka reaguar ndaj refuzimit të sotëm të Lidhja Demokratike e Kosovës për bashkëpunim institucional duke e cilësuar këtë veprim si të papërgjegjshëm në një moment kur vendi ka nevojë për stabilitet.

Sipas Dugollit, ky qëndrim dëshmon se interesat personale dhe grupore po vendosen mbi interesin e Republikës. Ai ka bërë krahasim me periudhën e udhëheqjes së Ibrahim Rugova duke theksuar se atëherë dominonte një qasje shtetformuese, me maturi dhe vendosje të interesit të vendit mbi gjithçka.

“Për fat të keq, sot po shohim një realitet tjetër. Është thjesht vazhdimësi e një rruge të gabuar,” është shprehur ai.

Dugolli ka përfunduar se, sipas tij, LDK-ja aktuale po e vendos interesin personal mbi atë shtetëror duke devijuar nga parimet mbi të cilat ishte ndërtuar dikur kjo parti. /Kosova.info/


Go to TOP