Duda Balje: S’besoj që mënyra e votimit në Kuvend ia ndryshon dikujt mendjen për votimin e Haxhiut

Deputetja Duda Balje ka folur para hyrjes në seancën e radhës konstituive ka thënë se “është pak marre” për situatën politike ku gjendet vendi.

Ajo ka thënë se tashmë të gjithë po e presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e përpjekjes për ndërrimin e mënyrës së votimit, megjithatë Balje nuk beson që mënyra e votimit do të ndërrojë mendimine  ndonjë deputeti brenda Kuvendit për kandidaturën e Haxhiut.

“Pak valla është marre. Tash krejt na po e presim vendimin e Gjykatës. Unë nuk besoj që mënyra e votimit ka me ndërru mendimin e ndonjë deputeti brenda sallës”, ka thënë Balje.

E pyetur për kandidaturën e mundshme të Fatmir Limajt, Balje ka thënë se do të ulen në parti dhe do ta diskutojnë shumë seriozisht.

Go to TOP