Dua Lipa ndan rrugët me menaxherin, e zëvendëson me babanë e saj

Dua Lipa ka prishur marrëveshjen me menaxherin e deritanishëm.

Sipas mediave të huaja, këtë post ia ka besuar babait të saj, Dukagjin Lipës, duke e punësuar si menaxher të përkohshëm.

Ky lajm u bë i ditur disa ditë pasi 26 vjeçarja nisi turneun e saj ‘Future Nostalgia’.

Dua ishte nën menaxhim të Ben Mawson and Ed Millet’s.

Image

Një burim i afërt për ‘Variety’ tregoi që ajo ka ndarë rrugët me këtë ekip.

 “Në kundërshtim me raportet, këngëtarja aktualisht nuk po zhvillon takime me kompanitë e tjera të menaxhimit, megjithëse duket se do të ketë një të tillë në të ardhmen”, tha burimi.

Image

 “The Sun” raportoi se babai i Duas është tani nën rolin e menaxheri për një afat të shkurtër.

Go to TOP