Drita dhe Llapi mbyllet në barazim

Drita dhe Llapi kanë mbetur në barazim në kuadër të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë u karakterizua me shumë raste, por që nuk u shënua asnjë.

Në pjesën e dytë kishte gjithçka, pavarësisht se u shënua një gol nuk u pranua nga VAR-i.

Në minutën e 58-të u ndëshkua me të kuq, portieri i llapianëve, Marjan Çoriq, por që më pas me VAR, Gjyqtari Vigan Ibërdemaj vendosi për anulimin e kartonit të kuq.

Ndërsa goli që e shënoi Adem Maliqi në minutën e 83-të për Llapin u anulua pasi u shikua nga VAR-i.

Kjo bëri që të shpërthej banka e Llapit, ku u përjashtua me të kuq trajneri Tahir Batatina dhe sekretari Muhamet Rexhepin.

Go to TOP