Drejtoria kundër Krimeve Ekonomike të Policisë zhvillon aksion të gjerë në dalje të Prishtinës

Një aksion i gjerë policor është duke u realizuar në dalje të Prishtinës, saktësisht në magjistralen për Ferizaj.

Ky është duke u realizuar nga Drejtoria për Krime Ekonomike në kuadër të Policisë së Kosovës.

Sipas informacioneve të para thuhet se tashmë janë arrestuar disa persona të dyshimtë si dhe janë konfiskuar disa vetura.

Ndërsa nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës nuk kanë dashur të japin detaje lidhur me aksionin, derisa vetëm e kanë konfirmuar atë.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës. Pas përfundimit të operacionit policor do të njoftoheni për informacione shtesë”, u tha nga Zyra për Informim.

Go to TOP