Dramatike në Paris: Një burrë qëlloi dy policë pasi ua vodhi armën në stacion

Dy oficerë policie u plagosën në një shkëmbim zjarri në një stacion policie në lagjen e 13-të në Paris, kur njërit prej tyre iu vodh arma nga një burrë i cili ishte arrestuar më parë për therje me thikë një grua.

“Policia ndërhyri dhe e solli këtu (në komisariat) dhe atëherë ai ia hoqi armën oficerit”, tha shefi i policisë Loren Nunes.

Prokuroria ka bërë të ditur se njëri prej policëve është në gjendje të rëndë, raporton Mond.

Policia i është kundërpërgjigjur zjarrit dhe sulmuesi ka marrë lëndime në pjesën e kraharorit dhe më pas është transportuar në spital.

Sipas njoftimit nga spitali, jeta e sulmuesit nuk është në rrezik.

Go to TOP