DONIKË MOS RRÊJ…!!!

Shkruan: Blerim CANAJ

Donika Gervalla-Schwarz para disa ditësh kishte një intervistë në T7, (të cilën tani posa e pashë) si zakonisht, te Fidani!

Ajo që më bëri përshtypje gjatë intervistës, ishte gënjeshtra – më tutje RRÊNA.

Pëpos proceseve rreth liberalizimit të vizave në të cilat vërehej naiviteti dhe mosdija e saj politike e diplomatike, RRÊNA e vitit ishte, kur Donika fliste për vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës rreth shkarkimit të 11 (ajo foli për 32, që tregon se ka të tjerë në të ardhmen) diplomatëve dhe mbrojtjen e ligjshmërisë. Ajo tha që këshilli për shkarkimet i kishte dhënë të drejtë Donikës e jo të shkarkuarve. Por ajo në këtë rast paturpësisht dhe pafytyrësisht po RRÊN! Njejtë sikur që ka RRÊJT për arsyet e shkarkimit të 11 diplomatëve! Grupi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës ka qenë i përbërë nga tre antarë. Njëri ka gjetur shumë shkelje në vendimin e Donikës në cilësinë e ministres për shkarkimin e diplomatëve dhe ka kërkuar që ankesa të aprovohet dhe diplomatët të kthehen në vendet e tyre të punës, e dy nga ta kanë shpallur veten jokompetent për çështjen. Nuk e kam ende të konfirmuar por flitet për shumë presion mbi ta. Prandaj, KP nuk i ka dhënë të drejtë Donikës por dy nga ta, pra shumica e ka shpallur veten jokompetent e me këtë çështja vazhdon më tutje. E Donika sikur që ka bërë gjithnjë po vazhdon që paturpësisht dhe pafytyrësisht të RRÊN. Ajo aty thotë se don të sjellë ligjshmëri në MPJD! E në anën tjetër po të shohësh ankesat e stafit, vëren që asnjë ministër nuk ka bërë gradime, emrime e shkarkime me aq shumë shkelje ligjore se sa Donika. Mjafton të shihet se sa qesharake duket kur njerëzit e sajë të emëruar jashtëligjshëm „mbrojnë“ ligjshmërinë në MPJD. Mjafton të shihet se si emëron ambasador pasi që NGO-ve të të cilëve ju ke dhënë lejën të fusin duart në dosje të personelit etj, etj. A është e ligjshme kjo? Apo edhe për këtë po RRÊN. Ti Donikë nën mashtrimin e mbrojtjes së ligjshmërisë duket se deri tani vetëm ke shkelur ligjin në çdo mundësi. Apo nuk ke idenë se çka është ligji?!

Tërë stafi i MPJD, madje edhe ata që ti i sheh si të afërt, thonë që atmosferën toksike në ministri e ka futur Donika me vendimet e saja politike dhe të pamenduara por vendime të marra me inercion.

Tani MPJD ka shpallur konkurs për diplomatë. Edhe pse e di që pa marrë ndonjë vendim të prerë të gjyqit – përpos nëse janë vende të reja, por jo për të zëvendësuar të shkarkuarit para vendimit të prerë nga gjyqi – ajo nuk e ka këtë të drejtë, ajo e hapë atë. Të shohim se a do të ketë aty të pranuar edhe nga këshilltarët e sajë të dorëhequr. Të shohim se a janë të planifikuara ato dorëheqje. Të shohim se a do ta rrisë listën e saj të sapoformuar. Ta shohim nepotizmin dhe „ligjshmërinë“.

Aq më interesant bëhet ky konkurs, kur shihet duke u shpërndarë në profilet personale nga ndonjë prej familjarëve të krerëve të shtetit sikur të donë të thonë „lajmërohuni tek unë“.

Por DONIKË MOS RREJ. Mos mashtro. Ti po rren edhe për reformën. Tash po shihet që sikur të gjithë autokratët në histori, ti në emër të mashtrimit „reformë“ po tenton të instalosh autokracinë. Ke hequr drejtorë të graduar e ke vënë njerëz që nuk kanë idenë e funksionimit të politikës së jashtme e të Ministrisë së Jashtme. Ke vënë kryesisht njerëz të përshtatshëm për ty, por assesi për shtetin…jo që kanë faj, por thjesht nuk dinë! Andaj edhe reforma e ligjshmëria dhe funksionaliteti i promovuar nga ti është RRÊNË. Por Donikë nuk po ta thonë sepse po kanë frigë nga hakmarrja jote dhe e ndonjë eksponenti afër teje, si në vend ashtu edhe jashtë vendi.

Shpresoj shumë që të kesh RRÊJT edhe për „dëshmitë“ në Hagë. Por pastaj ke thënë që nuk e ke bërë. Shpresoj që me të parën të kesh RRÊJT.

E për vendimin e këshillit thjesht ke RRÊJT paturpësisht. Ta shohim çka po don të bësh me këtë rren. Me siguri ndonjë vendim tjetër me inercion dhe pa menduar. Por mos harro që kur RRÊN në publik, ka shumë nga ta që e dinë që po RRÊN. Po me siguri që ti nuk e ke dert atë punë.

Por, Donikë mjaft e shkatrrove institucionin e edhe shtetin me rrêna e mashtrime. Ti e ke lehtë sepse pasi të përfundosh mandatin kthehesh te familja e jote në Gjermani, aty ku ti jeton dhe ku fitimet e tua në Kosovë shkojnë si remitencë. Por me pasojat që do lësh ti do të merren njerezit që do të jetojnë këtu.

Nuk është gjynah të jesh e paditur sepse s‘ ke faj ti. Por mos RRÊJ, MOS MASHTRO, MOS e SHKATRRO atë për çka njerzit kanë dhënë gjak këtu. Sepse fëmijët e tu do të vazhdojnë të jetojnë në Gjermani, por ata të atyre që kanë dhënë gjithçka për këtë instititucion në krye të të cilit je ti, madje edhe jetën, do të vazhdojnë të jetojnë këtu. E ti dhe njerëzit si ti po ua theni shpresën dhe ëndrrat. E për këtë ata ty do t‘ nêmin…dhe do t‘ shpresojnë e do t‘ luten që ato nêmë ty t‘ zejnë!

Go to TOP