Dogana në takimet e Komitetit të OBD-së në Bruksel

Delegacioni i Doganës së Kosovës mori pjesë në takimet e Komitetit të Përhershëm Teknik (PTC) të mbajtura në selinë e Organizatës Botërore të Doganave (OBD) në Bruksel.

Sipas njoftimit, takimet u hapën me fjalën hyrëse të Sekretarit të Përgjithshëm të OBD-së, Ian Saunders, i cili theksoi rëndësinë e inovacionit, bashkëpunimit dhe modernizimit në fushën doganore.

“Gjatë sesioneve u diskutuan tema me rëndësi globale si: Smart Customs, E-Commerce, Dogana e Gjelbër, Marrëveshjet e Lehtësimit të Tregtisë dhe menaxhimi i qëndrueshëm i kufijve”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se Dogana e Kosovës dha kontribut aktiv në diskutime dhe mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj objektivave të përbashkëta për inovacion, transformim digjital dhe bashkëpunim ndërkombëtar doganor. /Kosova.info/


Go to TOP