Dogana e Maqedonisë sekuestron një autobus nga Kosova

Drejtoria e doganave të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se doganierët kanë sekuestruar një autobus me targa të Kosovës, i cili ka bartur rregullisht udhëtarë në linjën Stamboll-Prishtinë.

Autoritetet maqedonase kanë theksuar se autobusi ka qenë i konstruktuar, përshtatur dhe personalizuar posaçërisht për qëllime të fshehjes së mallit.

“Rasti është zbuluar nga doganierët në hyrje të vendit në pikën kufitare Deve Bair”, thuhet në njoftim.


Go to TOP