Do të japë dorëheqjen? Papa Françesku reagon për herë të parë

Papa Françesku ka hedhur poshtë zërat që thoshin se ai mund të jepte dorëheqjen së shpejti.

Papa ka deklaruar se ai do vijojë agjendën e tij të planifikuar për të vizituar Kanadanë këtë mua.

Madje ai shpreson të jetë në gjendje të shkojë në Moskë dhe Kiev sa më shpejt të jetë e mundur.

Në një intervistë për The Guardian në rezidencën e tij në Vatikan, Papa Françesku mohoi gjithashtu thashethemet se ai ishte prekur nga kanceri, duke bërë shaka dhe u përgjigjur: “mjekët nuk më thanë asgjë për këtë”.

Papa Françesku përsëriti qëndrimin e tij të deklaruar shpesh se ai mund të jepte dorëheqjen një ditë nëse problemet shëndetësore ia bënin të pamundur drejtimin e Kishës.

I pyetur se kur mendoi se mund të ndodhte, ai tha: “Nuk e dimë. Zoti do të na e thotë.”

Go to TOP