Dje ua publikuan fotografitë, sot u arrestuan tre familjarët Likaj

Një ditë pasi Policia e Kosovës ua publikoi fotografitë në media, ka arritur t’i arrestojë tre nga gjashtë të kërkuarit për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentative” që ka ndodhur në fshatin Gjonaj të Hasit. Tre të arrestuarit e familjes Likaj akuzohen edhe për veprat “Lëndim i rëndë truporë`, `Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve` dhe `Pjesëmarrje në rrahje”.

“Pas publikimit të fotove, të dyshuarit sot me datë: 28.05.2024 rreth orës 14:00 janë vetë-dorëzuar në sektorin e hetimeve rajonale në Prizren. 1. Shaqir Zenel LIKAJ 08.02.1968 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit; 2. Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988, Fshati Krajk komuna e Prizrenit; 3. Isuf Shaqir LIKAJ 26.08.1995, Fshati Krajk komuna e Prizrenit”, njofton policia.

Hetuesi policorë gjatë hetimit të rastit, në cilësinë e provave materiale kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë një revole prodhim Jugosllav “Crvena Zastava”, cal 9 mm dhe një karikator pa fishek, për të cilën dyshohet se është përdorur.

Të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar, njofton policia.

Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili sipas policisë, ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarve për 48 orë. Policia me këtë rast ka falënderuar mediat dhe qytetarët për bashkëpunim. /Kosova.info/

Go to TOP